Notat e skuadrave/ Njhuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së 30-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 10:50

Notat e skuadrave/ Njhuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së 30-të të Superiores

Notat e skuadrave sipas “Panorama Sport”, si dhe formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 30-të në elitën e futbollit shqiptar: 

superiore-11 (1)

NOTAT E SKUADRAVE

ERZENI 8 – Skuadra shijakase ka befasuar këtë javë me fitoren 0-1 kundër Egnatias kryesuese. Por nuk ishte vetëm rezultati përfundimtar, Erzeni ka dominuar thuajse gjatë gjithë kohës kundër rrogozhinasve, duke krijuar raste të tjera për shënim dhe shpesh dukej sikur dy skuadrat kishin ndërruar vendet në fushë.

LAÇI 7 – Pas një “agjërimi” të gjatë, Laçi ka goditur në Durrës, duke marrë një trepikësh të artë në garën e mbijetesës në Superiore. Skuadra e Cungut u tregua pragmatiste, u mbrojt mirë dhe goditi në një moment një rival direkt. Suksesi merr vlera të dyfishta, pasi ngre ndjeshëm edhe moralin.

SKËNDERBEU 6.5 – Barazimi nuk është se u ka bërë shumë punë korçarëve, por pika e fituar kundër Tiranës, duke luajtur gjithë ndeshjen me një lojtar më pak, e bën atë si fitore. Thuajse për asnjë moment Skënderbeu nuk u duk inferior në fushë, përkundrazi ishte më lart se kundërshtari dhe kërkoi gjithë kohën fitoren.

VLLAZNIA 6 – Shkodranët morën atë që donin në “Air Albania” kundër Partizanit. Barazuan dhe e mbajtën distancën me këtë rival të njëjtë si më parë. Megjithatë, me dy rastet e pastra për shënim që krijoi gjatë ndeshjes, Vllaznia mund të ishte kthyer duarplot nga kryeqyteti.

DINAMO 6 – Një ulje ritmi për Dinamon ndeshja e Kukësit, ndoshta e ndikuar edhe nga mungesat që kishte në formacion. Barazimi nuk është një rezultat për t’u nënvlerësuar, megjithatë për Dinamon u krijuan mundësitë për të shkuar te fitorja.

PARTIZANI 5.5 – Dha shumë pak në atë ndeshje që duhej të ishte si një finale për Partizanin. Pa fat në rastin e shtyllës së Muratajt, por mungoi dinamika e lojës dhe qartësia në sulm. Gabime dhe në mbrojtje, që mund të kishin shkaktuar humbjen. Një ndeshje poshtë nivelit mesatar për të kuqtë.

KUKËSI 5.5 – Një ndeshje jo shumë e mirë e Kukësit këtë herë. Shpërdoroi disa mundësi shumë të mira për shënim dhe nuk mundi të ruante avantazhin. Madje, në disa raste rrezikoi shumë të pësonte tjetër gol nga Dinamo, duke gabuar në mbrojte.

TIRANA 4.5 – Ndeshje krejtësisht anonime për Tiranën në Korçë. Të luash me një lojtar më shumë për më shumë sesa 75 minuta dhe të vuash për të marrë një barazim, është vërtet për të ardhur keq. Pika e fituar mund të jetë ngushëllim, por në fushë nuk pati asgjë për të mbajtur mend.

EGNATIA 4.5 – Vuajti dominimin e Erzenit, që shfaqi më shumë dëshirë në fushë dhe ishte më këmbëngulës për të arritur te fitorja. Edhe kur ishte me 11 lojtarë, Egnatia nuk la ndonjë shenjë në ndeshje.

TEUTA 4 – Ndoshta fati nuk ishte me durrsakët në ndeshjen me Laçin, por në asnjë mënyrë ai 90-minutrësh nuk duhej humbur. Teuta shpërdoroi një mori rastesh dhe në anën tjetër pësoi gol në ato pak raste që krijoi kundërshtari. Gjithçka e bërë keq.gfdhfdjh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"