Nota dhe statistikat/ Një nga më të mirët në fushë, ish-bomberi i Tiranës shkëlqen në debutimin me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 23:38

Nota dhe statistikat/ Një nga më të mirët në fushë, ish-bomberi i Tiranës shkëlqen në debutimin me skuadrën e re

Ish-bomberi i Tiranës, Florent Hasani, debutoi mbrëmjen e sotme më fanellën e Rapidit të Bukureshtit në triumfin dramatik 4-3 që skuadra e tij arriti ndaj Universita Kraiovës.  

RAPIDDDD

Hasani qëndroi 60 minuta në fushë teksa arriti të jepte asistin e golit të parë të shënuar nga shqiptari tjetër Ermal Krasniqi. Ndërkohë që golin e dytë e shënoi Albion Rrahmani me penallti, duke i hapur rrugë përmbysjes.  

Në fund të sfidës, Florent Hasani u vlerësua me notën 7.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke rezultuar një nga futbollistët më të mirë në fushë. 

aaaa

Për sa i përket dy shqiptarëve të tjerë, Krasniqi mori notën 7.2, ndërsa Rrahmani 6.9.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, treshja Hasani-Krasniqi-Rrahmani bën “ligjin” në Rumani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"