VIDEO/ Përmbysje e çmendur, treshja Hasani-Krasniqi-Rrahmani bën “ligjin” në Rumani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 23:08

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, treshja Hasani-Krasniqi-Rrahmani bën “ligjin” në Rumani

Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi arritin të linin gjurmë në ndeshjen e tyre debutuese me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Albion Rrahmanin në duelin dramatik që përfundoi me rezultatin 4-3 për skuadrën e shqiptarëve të Kosovës. 

rapidi

Në minutën e 43-të në duelin ndaj  Universitatea Kraiova, ish-bomberi i Tiranës, Hasani, dhuroi një asist për Ermal Krasniqin, që me një gjuajtje të kalibruar përshëndeti rrjetën e portierit kundërshtar duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1. 

Fakti interesant është se sulmi i Rapidit u formua i gjithi nga lojtarët shqiptar të Kosovës, bëhet fjalë për treshen Krasniqi-Hasani-Rrahmani.  

Ndërkohë pjesa e dytë prodhoi plot 5 gola, fillimisht miqtë shënuan 2 herë në minutat 51 dhe 56, ndërkohë që Rapidi përmbysi gjithçka në 4-3. Fillimisht ishte Rrahmani që ngushtoi diferencën në 2-3, ndërkohë që Onea dhe Burmaz realizuan golat e përmbysjes.

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Krasniqi u zëvedësua në minutën e 46-të, Hasani në 61-shin ndërsa Rrahmani 90+7′.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"