Nojer mungon ndaj Argjentinës: Ky është një turp i vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 8:03

Nojer mungon ndaj Argjentinës: Ky është një turp i vërtetë

Portieri bavarez, që ishte pjesë përbërëse e suksesit më të fundit të skuadrës së tij, në fitoren 2-1, që Bajerni i Mynihut arriti ndaj Borusias së Dortmundit në finalen e Superkupës Gjermane, ka reaguar ndaj mospërfshirjes së tij në skuadrën kombëtare për miqësoren e kësaj jave. “Ky është një turp i vërtetë. Mua do të më pëlqente të isha pjesë e ekipit kombëtar për këtë ndeshje. Shpresoj që shokët e kombëtares, megjithatë, do të regjistrojnë një fitore,” – citohet Nojer në faqen zyrtare të internetit të DFB.
Trajneri Johakim Lëv ka zgjedhur për miqësoren e radhës me Argjntinën portierin e Borusias së Mynshengladbahut, Marc-Andre, si zëvendësues të ish-portierit të Shalkes. 20-vjeçari bëri debutimin e tij zyrtar me Gjermaninë në një miqësore kundër Zvicrës, përpara finaleve të “Euro 2012”. Takimi i së mërkurës, Gjermani-Argjentinë, do të luhet në Frankfurt, në orën 20:45.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"