Nojer humb klasiken me Dortmundin, Kejn rikthehet nga minuta e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 15:57

Nojer humb klasiken me Dortmundin, Kejn rikthehet nga minuta e parë

Bajern Mynih dhe trajneri Tomas Tuhel duhet t’i bëjnë llogaritë në “Der Klassiker” kundër Borusia Dortmund pa dy lojtarë mjaft të rëndësishëm. Bëhet fjalë për për kapitenin Manuel Nojer dhe mesfushorin Aleksandër Pavloviç. Gjithsesi, rikuperimi në kohë rekord i Herri Kejn përmbys disi panoramën gri në kampin e bavarezëve, ndonëse kontributi i Nojerit dhe kreativiteti i Pavloviç kanë dhënë rezultate në rikthimin e Bajernit te loja dominuese dhe fitoret me goleada. Më poshtë po ju prezantojmë më imtësi gjendjen e tre lojtarëve në fjalë.

1774936026.0

GOLEADORI – Dëmtimi në kyçin e këmbës së Kejnit me Darmshtad solli frikë se ai do të mungonte gjatë, e ardhur pas përplasjes me shtyllën pingule. Fatmirësisht këmbëngulja e kryeshënuesit të Bundesligës ka dhënë efekt pozitive. Prej dy ditësh Herri stërvitet me ekipin e parë, duke i kryer të gjitha seancat përgatitore. Thyerja e rekordit të Robert Levandovskit në kampionat prej 41 golash dhe mbajta gjallë e shpresave për titull në ligë kanë bërë që sulmuesi anglez të shtrëngojë dhëmbët. Ai pritet ta nisë nga minuta e parë klasiken kundër Dortmundit, e planifikuar të luhet ditën e nesërme në “Allianz Arena”, ora 18:30.

PORTIERI – Manuel Nojer, i thirrur për herë të parë në drejtimin e Gjermanisë nga Julian Nagelsman, nuk ia doli të realizonte “debutimin” në urdhrat e trajnerit 36-vjeçar sepse u dëmtuar duke çarë fibrat muskulore. Edhe pse ka kaluar më tepër sesa një javë, procesi i rikuperimit nuk ka ecur me ritmet e parashikuara. Futbollistit më të vjetër në gjirin e kampionëve të Bundesligës i nevojitet minimalisht edhe një javë tjetër për t’u rikuperuar, ndërsa Dortmundi zbarkon në Mynih nesër. Nëse i referohemi ndeshjes së parë mes bavarezëve dhe verdhezinjve, përpos fitores me shifrat e thella 4-0, kapiteni vuri në zbatim reflekset e shkëlqyera me pritje përcaktuese, komponent se mungesa e numrit “1” te rekordmenët e Gjermanisë është humbje e madhe. Me shumë gjasa Sven Ulraish do të mbrojë katërkëndëshin e vendësve. Ndërkohë, Manuel ditën e mërkurë mbushi 38 vjeç.

TALENTI – Problemet shëndetësore me bajamet e penguan mesfushorin e ri, Aleksandër Pavloviç, të mos merrte pjesë në miqësoret e Gjermanisë. “Regjisori” 19-vjeçar ka ende disa komplikacione, të cilat e kanë penguar të rikthehet në stërvitjet e plota me ekipin. Sipas “Bild”, Pavloviç nuk ka gjasa të zbresë në fushë këtë fundjavë. Eleganca e futbollistit me numër “45” te Bajerni shërbeu si tregues që Nagelsman t’i jepte mundësi edhe te kombëtarja, ndonëse fati u tregua i padrejtë me të. Përpos përfshirjes në gola, talenti krijon volum lojë në mesfushë, megjithëse përballë Dortmundit kampionëve do u mungojë kreativiteti i Pavloviç. Përditësimi i mediumit ekspert të vlerës së lojtarëve “Transfermarkt” i atribuoi rritjen më të madhe në çmim mesfushorit Aleksandër Pavloviç, 23 milionë euro. Herri Kejn, Xhamal Musiala dhe Leroi Sane priten të jenë kërcënimet në adresë të portierit Kobel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"