Njeriu-asist, Kostiç: E njoh Fraiburgun, i mundim sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 16:36

Njeriu-asist, Kostiç: E njoh Fraiburgun, i mundim sërish

Filip Kostiç, anësori i majtë i Juventusit, po konfirmohet blerja më e madhe e kësaj vere, duke lënë mënjanë Angel di Marian, i cili dihej që ishte një kampion absolut, por ndërkohë serbi 30-vjeçar po rezulton i pazëvendësueshëm në këtë skuadër dhe sidomos për skemat e trajnerit Alegri. KOSTICKundër Fraiburgut edhe njëherë tjetër, goli i fitores lindi nga këmbët e tij me Di Marian që e devijoi saktë me kokë në rrjetë, ndonëse Kostiç premton se ka ende shumë të dhënë për shokët e tij, ashtu sikurse ka shumë për të dhënë Juventusi në Ligën e Europës: “Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi bëmë një lojë mjaft të mirë nga minuta e parë dhe gjatë të gjithë kohës e kishim ne kontrollin e saj. Na vjen keq që patëm vetëm disa dëmtime të pallogaritura, por e rëndësishme është që në fund dolëm me një rezultat pozitiv dhe kemi një avantazh jo të vogël për ndeshjen e kthimit, – u shpreh dje Kostiç, për “Juventus TV”.

“Unë kam luajtur në Gjermani dhe e di mirë se në shtëpi, Fraiburgu është një skuadër mjaft e fortë, e bindur në forcën dhe stilin e lojës që nuk e ndryshon prej vitesh. Por ne jemi shumë herë më të fortë sesa ata dhe nëse tregohemi vetëm më shumë të përqendruar sesa në Torino, nuk do të jetë aspak problem për t’u kualifikuar. Tjetër asist? Jam i kënaqur nga sezoni që kam bërë deri tani, por këtu është e lehtë që të rritesh, pasi të ndihmojnë të gjithë”, u shpreh Filip Kostiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"