“Njerëzit shohin atë që duan”, mbrojtësi i Anglisë: Ndjehem i paragjykuar, është krijuar përshtypja se unë jam dembel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 18:28

“Njerëzit shohin atë që duan”, mbrojtësi i Anglisë: Ndjehem i paragjykuar, është krijuar përshtypja se unë jam dembel

Trent Aleksander-Arnold luajti minutat e parë të këtij Botërori në ndeshjen e fundit në grup kundër Uellsit.

1445700958.0

Mbrojtësi i Liverpulit, i cili nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit Garet Sauthgejt në korsinë e djathtë të mbrojtjes, është kritikuar shumë për aftësitë e tij defensive dhe 24- vjeçari u jep një tjetër përgjigje atyre nga Katari, gjatë një interviste për “Talksport”.

“Është gjëja më dembele që mund të thuash. Njerëzit shohin ndeshjen dhe shohin atë që duan të shohin. Ka një lloj paragjykimi. Ti shikon atë që do të shohësh në fund të ditës. Nëse ti shkon për të parë një ndeshje dhe ke perceptimin se një futbollist është dembel dhe ti e sheh atë në një moment që nuk vrapon, atëherë në mendjen tënde ngulitet që ai është dembel. Ti shikon atë që do të shohësh dhe nuk shikon pjesën tjetër të ndeshjes kur ti vrapon. Mendoj se kjo është pjesa ku unë ndihem i gjykuar. Njerëzit shkojnë për të parë ndeshjet me perceptimin se ky nuk është një mbrojtës i mirë”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"