Një tjetër hap i rëndësishëm, gjyqtari shqiptar do arbitrojë në kampionatin botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 13:31

Një tjetër hap i rëndësishëm, gjyqtari shqiptar do arbitrojë në kampionatin botëror

Gentian Cici hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, i cili ka një eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare, tashmë do të jetë pjesë e eventit më të rëndësishëm botëror të basketbollit për meshkuj, siç është kampionat botëror që do të mbahet këtë verë në Kinë.

Basketboll-Genti-cici-ne-eurolige1

Cici do të jetë njëri prej 56 gjyqtarëve që do të drejtojnë sfidat e këtij kompeticioni, të cilat startojnë më 31 gusht e do të mbyllen më datë 15 shtator. Arbitri shqiptar është përzgjedhur në listën e 20 arbitrave më të mirë nga Europa. Kujtojmë se Gentian Cici ka qenë rregullisht i pranishëm në sfidat kualifikuese të kombëtareve europiane për Botërorin e Kinës.

Basketboll-Genti-cici-Bilbao-3-pike

Kështu, Botërori i basketbollit “Kinë 2019” do të ketë edhe një përfaqësues nga Shqipëria. Gentian Cici bëhet përfaqësuesi më i denjë i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të basketbollit, aty ku rezultatet e ekipeve tona kombëtare kanë qenë tepër zhgënjyese vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"