“Një nder të jem trajneri i Shqipërisë”, Silvinjo i emocionuar pas kualifikimit: Dera e Kombëtares është gjithnjë e hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 23:23

“Një nder të jem trajneri i Shqipërisë”, Silvinjo i emocionuar pas kualifikimit: Dera e Kombëtares është gjithnjë e hapur

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, i është gëzuar sot një kualifikimi historik të kuqezinjve në Euro 2024. Tekniku brazilian ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij rrugëtimi që do të vazhdojë në Gjermani, teksa ka lënë derën hapur për prurje të reja.

bandicam 2023-11-17 20-25-03-773

“Të gjithë që na kanë mbështetur, kanë bërë punë fantastike. Është një nder të jem trajneri i Kombëtares shqiptare. Pasi edhe ajo që kemi dhënë është shumë e bukur.

Meritë e Silvinjos? Kur flitet për Silvinjon ështw edhe Doriva, Zabaleta, Luka, Iris, Ilir, të gjithë. Bulku, janë të gjithë.

Barazimi? Sigurisht që Moldavia nuk kishte asgjë për të humbur, luante me top të gjatë dhe ishte e vështirë. Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje përveçse asaj me ne.

A mund të ketë të rinj? Gjithmonë, sepse kjo është një kombëtare, është e hapur. Duhet të punojmë, grupi është shumë i mirë, i pabesueshëm. Por nëse vjen një lojtar i aftë dhe me shpirtin e kombëtares, do ta shohim, padyshim.

Unë besoja që në fillim se ishte një grip që do shpërndaheshin pikët, nuk do kishte një skuadër që do të bënte 18 apo 20 pikë”, tha Silvinjo për “Supersport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"