Një luftëtar i vërtetë në mesfushën e Milanit, Benaser vendos rekord në Serie A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 19:19

Një luftëtar i vërtetë në mesfushën e Milanit, Benaser vendos rekord në Serie A

Ismael Benaser është një nga lojtarët më të mirë te Milani, teksa është duke zhvilluar paraqitje të shkëlqyera me ekipin.benaser

Mesfushori algjerian është kthyer në një pikë kyçe te kuqezinjtë dhe pa të ekipi has shumë vështirësi. 22-vjeçari njihet për shpirtin e tij luftarak, ku lufton për të marrë çdo top nga kundërshtari dhe shkatërron aksione.

Pikërisht për agresivitetin që ai tregon në fushën e lojës, ka arritur edhe një rekord në kampionatin italian. Benaser është lojtari që ka marrë më shumë kartonë të verdhë deri në këtë fazë të kampionatit. Plot 11 të verdhë në 18 ndeshje ka marrë algjeriani, duke lënë pas të gjithë të tjerët, në këtë aspekt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"