Nisin llogaritë, ja rezultatet e kundërshtarëve të mundshëm te skuadrave shqiptare në turin tjetër ne Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 22:54

Nisin llogaritë, ja rezultatet e kundërshtarëve të mundshëm te skuadrave shqiptare në turin tjetër ne Europë

Skuadrat shqiptare kanë luajtur këtë javë ndeshjet e tyre në turin e parë në turnetë europianë ku marrin pjesë me rezultate të ndryshme. Por ndërsa kualifikimi për ta pritet të vendoset vetëm javën tjetër në ndeshjet e dyta, ka nisur menjëherë vëzhgimi i atyre që janë kundërshtarë të mundshëm nëse kalojën turin, sipas shortit të hedhur në muajin qershor.

Collage Maker-07-Jul-2022-10.37-PM

Tirana, nëse arrin të përmbysë Dudelanzh në ndeshjen e kthimit, do të përballet me fituesen e çiftit Pjunik-Kluzh, të cilat kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen  e kthimit pas barazimit pa gola në Armeni në ndeshjen e parë. Ndërkohë, nëse nuk ia del, do të ndeshjet me humbësen e çiftit Zrinjski-Sherif, por këtë radhë në Ligën e Konferencës. Edhe në këtë rast, sfida e parë mes dy skuadrave është mbyllur pa gola dhe gjithçka do të vendoset në Moldavi.

partizani

Nëse Partizani kalon Saburtalo është e përcaktuar që do të ndeshet me Steaua Bukuresht, ndërsa Laçi nëse kalon turin ndaj Iskra, ndeshet me fituesin e çiftit Floriana-Petrokub. Sfida e parë në fushën e maltezëve është mbyllur 0-0.

Ballkani barazoi me Zalgiris Vilnius sfidën e parë dhe nëse kalon turin, ndeshet me fituesen e çiftit Malmo-Vikingur. Suedezët fituan me vështirësi 3-2 ndeshjen e parë ndaj islandezëve që mbetën me 10 lojtarë që në pjesën e parë të duelit. Nëse nuk ia del, vazhdon rrugëtimin në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës nga San Marino, La Fiorita.

gjilani

Nëse Drita kalon turin ndaj Inter Turku, e pret Antverp, ndërsa Gjilanin e pret Jang Bojz. Përmbysja e Llapit ndaj Buduçnost mund të sjellë një përballje ndaj fituesit të çiftit Santa Koloma-Breidablik me sfidën e parë në Andorra që është mbyllur me suksesin 0-1 të ekipit islandez.

Shkupi mundi 3-0 Linkoln Red Imps dhe duket i sigurt drejt turit të dytë, ku e pret Dinamo e Zagrebit. Nëse ndodh çudia dhe eliminohet, atëherë në Ligën e Konferencës e pret humbësja e duelit Tobol-Ferencvarosh që e mbyllën 0-0 sfidën e parë mes tyre.

Kurse Shkëndija ka një ndeshje të planifikuar nga shorti ndaj Valmiera të Letonisë nëse kalon turin përballë Ararat Jerevan.

Rivalët e mundshëm të Tiranës
Pjunik-Kluzh 0-0
Zrinjski-Sherif 0-0

Rivalët e mundshëm të Laçit
Floriana-Petrokub 0-0

Rivalët e mundshëm të Ballkanit
Malmo-Vikingur 3-2

Rivalët e mundshëm të Shkupit
Tobol-Ferencvarosh 0-0

Rivalët e mundshëm të Llapit
Santa Koloma-Breidablik 0-1

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"