Nis hetim zyrtar për merkaton e transferimeve. Juventus dhe Napoli në krye te akuzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 16:26

Nis hetim zyrtar për merkaton e transferimeve. Juventus dhe Napoli në krye te akuzave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e soTme. Në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit ka mbërritur një dosje mbi një hetim të bërë mbi transferimet e lojtarëve gjatë dy viteve të fundit.

figc

Prokurori  federal Xhusepe Çine ka hapur dosjen në të cilën janë investiguar 62 raste të dyshimta transferimesh në Seria A. Në qendër të hetimit janë shkëmbimet e lojtarëve dhe të ardhurat kapitale si pasojë e një inflacioni të mundshëm.

Komisioni mbikëqyrës i Seria A, thotë se ka dërguar një raport të detajuar prokurorit dhe presidentit të federatës, Gabriele Gravina. Ata kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet.

Napoli për shembull në blerjen e Osimen, ka dërguar katër lojtarë tek Lilë për 20 milionë euro. Dy prej tyre tani luajnë në Seria D, një në Seria C dhe i katërti është në Francë ku nuk luan. Juventusi ka 42 transferta në listë, ku spikasin 21 lojtarë të shkëmbyer me një vlerë totalë prej 90 milionë eurosh, por paratë e shkëmbyera janë vetëm në vlerën e 3 milionë eurove.

Çështja tani ndodhet në zyrën e Prokurorit, ku akoma nuk janë ndërmarrë veprime. Por të gjitha dokumentet do të shqyrtohen dhe nuk përjashtohet që çështja të rihapet në të ardhmen.

Vitin e kaluar ndodhi i njëjti skandal në Seria B me Çesenën dhe Kievon, ku të dyja skuadrat u dënuan me zbritje pikësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"