Nis faza e katërt, njihuni me kalendarin e javës së 28-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 12:50

Nis faza e katërt, njihuni me kalendarin e javës së 28-të të Superiores

Kampionati “Abissnet Superiore” është gati për fazën e katërt dhe të fundit ku do të vendosen verdiktet finale të sezonit 2023/2024. Në fundjavë do të luhen takimet e javës së 28-të.

teuta partizani

Të shtunën do të zhvillohen tre sfida. Ndeshja e parë është Erzeni-Laçi, e programuar për t’u luajtur në orën 14:00.

Në po të njëjtën ditë, në orën 17:00 do të zhvillohen dy takime. Në “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Partizanin. Ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të presë Egnatian e vendit të parë.

Të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javë së 28-të. Në orën 14:00, Kukësi do të përballet me Vllazninë. Takimi që do të ulë siparin e kësaj jave është Tirana-Dinamo City. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Air Albania” në 17:00.

kalendari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"