Ngrihet padi kundër pilotit anglez, çështja e vdekjes së Emiliano Salas shkon në gjykatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 20:51

Ngrihet padi kundër pilotit anglez, çështja e vdekjes së Emiliano Salas shkon në gjykatë

Autoriteti Civil Britanik ka ngritur padi ndaj pilotik anglez Dejvid Henderson për vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala në janar të vitit të kaluar pasi avioni me të cilin ai udhëtonte ra në kanalin anglo-francez.
SALA EM
Organi i fluturimeve ajrore akuzon 66-vjeçarin për neglizhencë të kompetencave dhe thyerje të rregullave të fluturimit duke ia ngarkuar detyrën e transportimit rekrutit Dejvid Ibotson, i cili nuk ishe i licencuar për fluturimet me avionët e tipit “Piper PA-46 Malibu”.
sALA
28-vjeçari Emiliano Sala humbi tragjikisht jetën në 21 janar të vitit 2019 kur po fluturonte drejt Britanisë së Madhe për t’u prezantuar si lojtar i Kardifit. Në rrethana misterioze, avioni “Piper PA-46 Malibu” ra në ujërat e kanalit La Mansh Ai u konfirmua i vdekur në 7 shkurt 2019. Trupi i pilotit Dejvid Ibotson akoma nuk është gjetur.

Vdekja e Salas solidarizoi mbarë botën e futbollit, të cilët përkujtuan sulmuesin e ndjerë argjentinas.
5c5830352308c_1004x564
Dyshimet e para u hodhën mbi pilotin Dejvid Ibotson, i cili nuk kishte përvojë në fluturimet me avionë të tillë. Pas gati dy vitesh, çështja e Emiliano Salas do të marrë verdiktin e drejtësisë britanike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"