Ngo ia bën të qartë Tiranës: Nuk e pranoj reduktimin e rrogës, të vazhdohet kështu sepse s’jemi në Angli…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 13:00

Ngo ia bën të qartë Tiranës: Nuk e pranoj reduktimin e rrogës, të vazhdohet kështu sepse s’jemi në Angli…

Majkëll Ngo ia ka bërë të qartë Tiranës se nuk është dakord për reduktimin e pagës, duke thënë se nuk jemi si në Angli ku të ardhurat e lojtarëve janë të mëdha.MAJKELL NGO

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi anglez ka treguar se si po e kalon këtë situatë të vështirë, duke thënë më tej se ka mësuar edhe disa fjalë shqip.

Ngo u shpreh se nuk do të ishte dakord për reduktimin e pagës së tij, duke shtuar se presidentët duhet të mendojnë për të gjithë. “Sapo zgjohem dhe konsumoj diçka dalë një orë për të bërë vrap, sigurisht në orarin që lejohet. Më pas kthehem në shtëpi dhe ushtrohem, më pas  përgatis vaktin dhe pushoj, duke parë filma dhe flas me familjen në Londër. Më merr malli të luaj futboll. Nuk jam në vendin tim dhe familja e miqtë janë në Angli.

Do ishte më mirë të isha pranë tyre. Kur stërvitesha nuk e ndjeja shumë mungesën sepse isha në aktivitet, por tani që jam pushim më merr malli. Titulli me këtë ndalesë në dyshim? Këtë e di vetëm Zoti. Unë jam pozitiv dhe lojtarët janë të fokusuar te titulli. Është një sakrificë që duhet ta bëjmë. Kur të kthehemi në stërvitje duhet të shtyjmë veten tonë që të jemi në nivelet e mëparshme siç ishim kur fitonim ndeshjet. Pagat? Mendoj se nuk duhet të reduktohen. Në Angli lojtarët marrin 200 mijë paund në javë, kështu që diferencat janë të konsiderueshme.ngooo

Klubet kanë një staf të madh, ku punojnë rreth 100 persona, kështu që presidentëve iu duhet të mendojnë edhe për ta. Në Angli arkëtohet shumë të mëdha nga biletat e ndeshjeve, madje mund të fitohen rreth 1.5 ose 2 milionë, po4r në këtë moment nuk po i marrin këto të ardhura, kurse këtu gjërat janë ndryshe dhe mendoj se duhet t’i lemë ashtu siç janë. Gjuha? Kam mësuar fjalë shqip, pasi po jetoj në këtë vend.

Mendoj se për të treguar respekt ndaj një vendi atëherë duhet të mësosh gjuhën e tij. Unë jam në këtë vend që e respektoj dhe kështu që kam mësuar pak shqip. Çfarë bën, mirëmëngjesi, mirupafshim, natën e mirë dhe kështu gjëra të thjeshta.”, u shpreh Ngo për “Top Channel”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"