NGJARJE E RËNDË/ Momente tmerri për futbollistin e Fiorentinës, tentojnë ta rrëmbejnë në Beograd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 14:53

NGJARJE E RËNDË/ Momente tmerri për futbollistin e Fiorentinës, tentojnë ta rrëmbejnë në Beograd

Momente tmerri për futbollistin e Fiorentinës, Aleksa Terziç. Mbrojtësi 20-vjeçar, ka kaluar një natë me të vërtet të frikshme, teksa 2 keqbërës tentuan ta fusin në bagazhin e makinës dhe ta rrëmbejnë.

gettyimages-1162754713-612x612

 

Terziç ndodhej në Beograd, pasi u aktivizua me ekipin U21 të Serbisë në sfidën kundër Rusisë U21. Për fat të mirë, mbrojtësi i skuadrës italiane, ka arritur t’iu shpëtojë keqbërësve, pas një përplasje momentale.

terzic_ig_2019

Mediat serbe dhe ato italiane raportojnë se grabitësit kishin përgatitur një plan thuajse perfekt. Ata fillimisht goditën makinën e 20-vjeçarit për ta nxjerrë jashtë kontrollit, teksa më pas zbritën, shkuan te makina e futbollistit dhe tentuan ta fusnin këtë të fundit në bagazh. Terziç arriti t’iu shpëtonte nga duart, duke u arratisur me vrap. Pas këtij momenti 2 grabitësit kanë marrë makinën e tyre tip BMË dhe janë larguar nga vendngjarja.

fIORE

Futbollisti serb, menjëherë ka lajmëruar policinë, teksa këta të fundit kanë arritur të identifikojnë edhe 2 personat e përfshirë në këtë ngjarje të frikshme!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"