Ngjarje e rëndë/ Aksidenti tragjik i merr jetën sportistit 25-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 8:56

Ngjarje e rëndë/ Aksidenti tragjik i merr jetën sportistit 25-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin e garave me motora. Ben Godfrei, piloti britanik i Superbike humbi jetën në një aksident në Donington Park.

piloti

25-vjecari, është rrëzuar nga motori i tij pas një përplasje me një tjetër pilot gjatë garës ‘No Limits Trackdays’ mbi cirkuitin e Leicestershire. Lajmin e rëndë e ka komunikuar vetë No Limits, që ka zyrtarizuar incidentin e ka konfirmuar vdekjen e djaloshit:

“Gjatë sesionit të dytë të grupit të avancuar të ditës sonë në No Limits Track në Donington Park, Ben Godfrej, 25-vjec, është përplasur me një motor tjetër dhe është rrëzuar nga motori.

Tragjikisht, ka pësuar lëndime të rënda e pavarësisht asistencës mjekësore të menjëhershme në vend, ka humbur jetën pak më pas”, thuhej në njoftimin zyrtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"