Ngërçi me kampionatin, Kamza bën lëmsh 2 kategori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2019 | 14:41

Ngërçi me kampionatin, Kamza bën lëmsh 2 kategori

Dënimi i Kamzës me zbritjen në Kate gorinë e Dytë ka hapur një debat në lidhje me ekipet që do të përbëjnë Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

Në rregulloret e Federatës Shqiptare të Futbollit për kampionatet e ligave të ndryshme nuk parashikohet se çfarë ndodh në një rast të tillë, ku një klub dënohet me zbritjen nga Superiorja në Kategorinë e Dytë. Gazeta ka kontaktuar me zyrtarë të FSHF-së, të cilët kanë bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është e parashikuar në rregullore.

VARIANTET

Në një situatë të tillë, është federata dhe organet e saj vendimmarrëse që duhet të përcaktojnë rrugën që do të ndiqet për të mësuar 20 klubet pjesëmarrëse në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Kamza zbret në Kategorinë e Dytë, ndërsa në të Parën do të bjerë nga elita vetëm një ekip.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

Pyetja është se cila skuadër do të zëvendësojë Kamzën në Kategorinë e Parë? Rregullorja e kampionatit të Kategorisë së Parë është e qartë, që në fund të sezonit, dy ekipet e renditura në vendet e fundit në Grupin A dhe B, bien automatikisht në Kategorinë e Dytë.

fshf-logo-standartizim

Ndërsa, skuadrat e parafundit në të dyja grupet luajnë nga një ndeshje “Playout”-it me ekipet e renditura të 2-at në grupet e Kategorisë së Dytë. Federata ka disa variante që mund të vendosë në këtë situatë, të mos luajë një ndeshje “Play-out”-it, t’u japë një shans vendeve të 3- ta në Kategorinë e Dytë apo të falë ndonjë prej skuadrave të Kategorisë së Parë. Gjithçka është e hapur dhe ekzistojnë shumë mundësi.

VENDIMI

Ajo që ka më shumë rëndësi në këto momente është që federata të vendosë sa më shpejt në lidhje me këtë çështje për të përcaktuar modulin se cilat do të jenë 20 ekipet e Kategorisë së Parë për sezonin e ardhshëm. Nëse Kamza apelon dhe Komisioni i Apelit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës, atëherë FSHF nuk ka shumë kohë në dispozicion dhe i duhet të vendosë sa më shpejt.

disiplina

Kjo, pasi gara është në fazën finale dhe më të rëndësishme të saj, ndërsa shumë klube janë të përfshira në këtë histori dhe presin me interes se çfarë do të ndodhë. Është një rast i paprecedent dhe në këtë mënyrë, federatës do t’i duhet të gjejë variantin më të pranueshëm të mundshëm ku dihet që kriteri sportiv është kryesori në këto raste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"