Ngarkesa dhe këshilla, italianët shtojnë “marshin” te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 17:23

Ngarkesa dhe këshilla, italianët shtojnë “marshin” te Dinamo

Dinamo po vijon me ritëm të lartë përgatitjet. Nën drejtimin e dyshes Moriero-Mikoli, skuadra ka zhvilluar të dytën seancë.

Dinamo Moreira

Italianët kanë shtuar direkt ngarkesat dhe nuk kanë kursyer as këshillat, pasi duan që të shfrytëzojnë maksimalisht ditët që kanë mbetur nga kjo minifazë. Koha në dispozicion është e shkurtër, pasi kampionati rinis më 16 janar.

Për vetë objektivat që blutë kanë, po përpiqen që të gjejnë perfeksionin. Grupi është parë më shumë se i angazhuar në fushë, ndërsa të gjithë e kanë të qartë misionin “Superiore”. Klubi në anën tjetër nuk po pushon.

Pasi prezantuan stafin e ri teknik, janë angazhuar maksimalisht në merkato. Sikundër edhe u paralajmërua, ndryshimet nuk do të jenë të mëdha. Vetëm 2-3 afrime dhe kryeqytetasit do të jenë të kompletuar e gati për të nisur fazën e dytë. Negociatat vazhdojnë, ndërsa përforcimi i parë do të vijë për mesfushën.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"