Nga Zvicra: Armando Sadikun e kërkojnë në Gjermani dhe Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2016 | 11:03

Nga Zvicra: Armando Sadikun e kërkojnë në Gjermani dhe Itali

Situata e Armando Sadikut vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare prej rreth një muaji ka nisur stërvitjen dhe po aktivizohet rregullisht me Zyrihun në kategorinë e dytë zvicerane.

armando sadiku

Por të gjithë janë të ndërgjegjshëm se lojtari i përfaqësueses shqiptare është në kërkim të një sistemimi të ri, pasi nuk dëshiron të luajë në kategoritë e ulëta në Zvicër. Sipas “Basler Zeitung”, burime pranë lojtarit shqiptar kanë treguar se për të ka interes konkret nga klube gjermane dhe italiane.

Gjithsesi, Zyrihu shpreson që futbollisti, të cilin drejtori sportiv Tomas Bikel e ka etiketuar si “heroin e ri kombëtar shqiptar” pas golit me Rumaninë, të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës edhe në vazhdim.

armando sadiku

“Ne e dinim që pasi të kthehej këtu, Sadikut do t’i duhej pak kohë për t’u mësuar me klubin. Ai luajti gjysmë viti me Zyrihun, u huazua te Vaduzi dhe pastaj shkëlqeu me Shqipërinë në Europian”, tha Bikel për gazetën zvicerane.

“Një person i ndjeshëm si Sadiku ka nevojë për një fazë të tillë që t’i mendojë gjërat dhe ne e dinim saktësisht çfarë duhej të bënim me të. Ne i dhamë atij të gjithë kohën që i nevojitej.

sadiku

Jemi shumë të kënaqur me të. Sjellja e tij është absolutisht profesionale. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Nuk ka pasur në asnjë moment nga ana jonë asnjë sinjal se duam që ai të largohet, as nga ana e tij”, tregoi drejtuesi i Zyrihut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"