Nga Naftëtari, Gramshi dhe Turbina/ Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 23:31

Nga Naftëtari, Gramshi dhe Turbina/ Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Fitorja me Gramshin ka risjellë qetësinë te Naftëtari. Skuadra duket se është drejt objektivit modest të qëndrimit në Kategorinë e Dytë. Sulmuesi Samuel Vrapi për “Panorama Sport” u shpreh:

kategoria-e-dyte

“Fitorja me Gramshin na ka qetësuar disi. Më në fund arritëm një rezultat pozitiv, që na inkurajon për dy ndeshjet e fundit, të cilat janë të vështira, por jo të pakalueshme. Shpresojmë, t’i bëjmë një mbyllje të mirë kampionatit”. ARBEN ÇEPANI

GRAMSHI

Gramshi do të presë në fushën e vetë Murlanin, në një sfidë ku do kërkojë fitoren e parë në fazën e dytë. Për “Panorama Sport”, mesfushori Mikel Goga tha: “Sfida e radhës duket e lehtë në letër, por duhet vlerësuar maksimalisht. Ata rrezikojnë rënien, ndërsa ne ta sigurojmë këtë gjë. Na duhet një fitore e pastër dhe e bukur. Luajmë në fushën tonë dhe nuk do ta diskutojmë suksesin, për të kënaqur edhe tifozët tanë të zjarrtë”.  MARIGLEN MIRAKA 

 

TURBINA

Turbina ka punuar shumë gjatë këtyre ditëve të pushimit në funksion të fitores në Maliq. Mesfushori Ergi Brahja në lidhje me këtë transfertë u shpreh: “Jemi drejt fundit të kampionatit dhe e kemi vlerësuar shumë përballjen ndaj maliqarëve. Shpresojmë që ta mbyllim pozitivisht këtë sezon të lodhshëm. Në Maliq shkojmë vetëm për fitore, e cila do të na kthejë buzëqeshjen si ekip, por edhe tifozëve cërrikas që na mbështesin fort”.  MARIGLEN MIRAKA

KATEGORIA E DYTË

 

GRUPI A

 Java 20 (20 prill)

Adriatiku-Besëlidhja 15:00

Valbona-Iliria 15:00

Tërbuni-Veleçiku 15:00

Gramshi-Murlani 15:00

Sopoti-Albanët 15:00

Naftëtari pushim

 

RENDITJA

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. BESËLIDHJA 18 47   15   2    1    45-11
  2. VALBONA 17 46   15   1    1    49-14
  3. ILIRIA      17   38   11   5    1    40-13
  4. TËRBUNI 17 29   8    5    4    32-19
  5. SOPOTI 17 25   7    4    6    29-23
  6. VELEÇIKU 17 19   5    4    8    26-25
  7. ADRIATIKU 17 18   5    3    9    17-29
  8. GRAMSHI 17 15   4    3    10   22-25
  9. NAFTËTARI 18 13   3    4    11   15-49
  10. MURLANI 18 12   3    3    12   17-42
  11. ALBANËT 17 5    1    2    14   10-52

 

 

 

GRUPI B

Java 20 (21 prill)

Pogradeci-Devolli 15:00

Oriku-AF Luftëtari 15:00

Butrinti-Delvina 15:00

Maliqi-Turbina 15:00

Shkumbini-Këlcyra 15:00

Labëria pushim

 

RENDITJA

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. POGRADECI 17   45   14   3    0    33-8
  2. AF LUFTËTARI 17 44   14   2    1    31-9
  3. SHKUMBINI 18 39   12   3    3    27-12
  4. ORIKU 17 28   8    4    5    21-11
  5. LABËRIA 18 27   8    3    7    24-24
  6. BUTRINTI 17 24   6    3    7    21-15
  7. TURBINA 17 20   6    2    9    20-26
  8. DEVOLLI 17 18   5    3    9    28-36
  9. DELVINA 18 14   3    5    10   21-31
  10. MALIQI 17 8    2    2    13   16-34
  11. KËLCYRA 17 3    1    0    16   6-41

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"