Nga Luftëtari, Turbina, Adriatiku dhe Naftëtari. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 17:30

Nga Luftëtari, Turbina, Adriatiku dhe Naftëtari. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Luftëtari i drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi vijon përgatitjet për duelin me Shkumbin, ku qëllimi mbetet fitorja. Në këtë linjë është edhe mesfushori veteran i bluzinjëve, Xhulio Mirani, i cili për “Panorama Sport” para sfidës me Shkumbinin tha:

kategoria-e-dyte

“Kemi ndeshjen e radhës me Shkumbinin, kundërshtar me potencial në dekadat e fundit. Ndaj peqinasve do të japim më të mirën për 3 pikët. Rezultatet e fundit i kemi hedhur pas krahëve dhe fokusi është te ndeshja e radhës. Jemi në rrugën e duhur për të ngjitur Luftëtarin në Kategorinë e Parë. Me grupin e plotë, lojën në bllok dhe forcën e grupit, jam i bindur se nga transferta e vështirë e Peqinit të largohemi me fitore”. TOMOR SHEHU

Turbina

Turbina do të udhëtojë në fundjavë drejt Këlcyrës. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Xhynejt Çutra u shpreh: “Jemi përgatitur shumë për ndeshjen me Këlcyrën që janë në vend të fundit. Nuk do të na mungojë mobilizimi, pasi të gjitha sfidat janë njësoj. Në Këlcyrë luajmë vetëm për një rezultat, fitoren. Pikët na duhen shumë, pasi duam të kapim pesëshen e parë për të shkuar në zonën ‘play off’”.  MARIGLEN MIRAKA

 Adriatiku

Adriatiku, si kampion i Kategorisë së Tretë, pati vetëm një objektiv në këtë sezon, mbijetesën në të Dytën. Kur kanë mbetur dhe 5 javë, mbijetesa është siguruar. Mesfushori Ardjan Torra për gazetën tha: “Jam plotësisht i sigurt, se me kualitetin që kemi do të lemë disa ekipe prapa. Kërkojmë që të fitojmë eksperiencë, pasi është hera e parë që luajmë në Kategorinë e Dytë. Edhe kundër Naftëtarit synojmë fitoren”. ABDULLA DUSHKU

Naftëtari

Pas humbjes me Tërbunin zhgënjimi te Naftëtari është i dukshëm. Kapiteni Erion Kajo në lidhje me situatën u shpreh: “Po vuajmë pafundësisht dhe ndoshta me pa të drejtë mungesën e rezultateve. Kemi zhvilluar ndeshje të mira, por për fat të keq nuk kemi marrë atë që kemi dhënë. Mungesa e rezultateve ndikon në planin moral. Mendoj se jemi penalizuar edhe nga gjykimet. Jemi të rrezikuar, por nuk duhet ta diskutojmë mbijetesën”. ARBEN ÇEPANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"