Nga goli kundër Interit te Kombëtarja, Gjimshiti: Bëjmë shumë gabime individuale, në Itali ka më të mirë se Ikardi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 13:58

Nga goli kundër Interit te Kombëtarja, Gjimshiti: Bëjmë shumë gabime individuale, në Itali ka më të mirë se Ikardi

Mbrojtësi Berat Gjimshti vjen në Kombëtares pas një momenti mjaft të mirë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e fundjavës ndaj Interit. Si të mos mjaftonte paraqitja mjaft e mirë, shqiptari mposhti ziktalërit me kokë, duke i siguruar fitoren Atalantës. Gjimshiti ishte i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp në prag të ndeshjes me Skocinë që do të zhvillohet ditën e shtunë ku u shpreh:

bandicam 2018-11-13 13-37-53-006

“Nuk e di nëse është momenti më i mirë ky. Besoj është një moment i bukur personalisht. Unë gjithmonë vij këtu për të dhënë maksimumin. Nuk ka problem nëse kam shënuar gol apo jo.

Çfarë nuk po shkon te skuadra? Me Izraelin e patëm në dorë lojën, bëmë një ndeshje të mirë, nuk e merituam humbjen. Te goli i parë ishim të ngrirë, nuk e pritëm që do e godiste portieri. Bëmë gabim të gjithë. Ato gjera ndodhën, të mundohemi të bëjmë më mirë.

Për mua nuk është autogol ai ndaj Skocisë. Por nuk ka problem. Nuk e di nëse do luaj me Skocinë. Nëse jam në fushë, provoj të jap më të mirën. Në fillim duhet të mbroj, pastaj nëse del rast për të shënuar akoma më mirë.

Mendoj se është e vështirë t’i markosh të gjithë sulmuesit. Nuk është vetëm Ikardi, në Itali ka nivel të lartë. Është një vlerësim psikologjik dhe duhet të japësh maksimumin të mos lejosh për të shënuar gol.

Gjimshiti

Mungesa e Lorik Canës? Ne duhet të shikojmë përpara, nuk duhet të shikojmë mbrapa. Futbolli ecën shpejt. Të gjithë duhet të japin kontribut që të jemi sa më të fortë dhe të bashkuar.

Është si alternativë rreshtimi me 3 mbrojtës. Mendoj që kemi shumë lojtarë që kanë luajtur disa herë atë sistem në ekipet e tjera. Nuk besoj se do jetë problem. E vendos trajneri.

Mbrojtja bëhet me gjithë ekipin, nuk mbrohet vetëm me mbrojtësit. Ato që bëmë ishin gabime personale. Ndaj Izraelit kemi bërë gabime më shumë personale. Na kushtoi.

Besoj se me Skocinë do jetë një ndeshje e vështire. Ata luajtën me mirë atje, ne kemi rastin që të tregojmë vlerat tona. Në fund do arrijmë atë që duam. Nëse luajmë si skuadër, e dimë që jemi të fortë. Tifozët? Mendoj që na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës. Shpresoj që do të jenë në stadium, të na japin forcën e tifozit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"