Në kërkim të zonës “Final 4”, korçarët me grup të plotë ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 19:54

Në kërkim të zonës “Final 4”, korçarët me grup të plotë ndaj Erzenit

Skënderbeu është i plotë dhe pa asnjë mungesë për ndeshjen e së shtunës në kampionat përballë Erzenit. Korçarët janë duke vijuar përgatitjet me grupin e plotë, çka i jep mundësinë trajnerit Ivan Gvozdenoviç të bëjë përzgjedhjen më të mirë të mundshme sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

skenderbeu

Ditën e djeshme korçarët kanë zhvilluar edhe analizën me video të ndeshjes së fundit të tyre të luajtur në Kukës, por kanë parë edhe takimet e fundit që Erzeni ka zhvilluar në kampionat, kryesisht ato jashtë fushë. Kjo analizë i ka shërbyer trajnerit bardhekuq për të nxjerrë shënimet e veta në lidhje me ndeshjen e fundjavës, por mbi të gjitha për të dhënë porositë e radhës për lojtarët e tij.

LL.SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"