Ndryshon renditja në Kategorinë e Dytë pas përjashtimit të Këlcyrës, klubeve u hiqen pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 10:21

Ndryshon renditja në Kategorinë e Dytë pas përjashtimit të Këlcyrës, klubeve u hiqen pikët

Renditja e Grupit B të Kategorisë së Dytë ka pësuar ndryshime pas vendimit të djeshëm të Komisionit të Disiplinës. Rregullorja e thotë qartë se kur nuk janë luajtur 50+1% të ndeshjeve, kur largohet nga kampionati një skuadër, atëherë atyre ekipeve që janë ndeshur deri në atë moment me skuadrën që ikin, u hiqen pikët nga renditja.

kategoria_e_dyte_nr

Më të penalizuara pa dyshim që janë ekipet që kanë fituar ndaj Këlcyrës. Njërës prej tyre që mund t’i kushtojë shumë është edhe Orikumi. Madje, skuadra bregdetare kishte fituar 2-1 në Këlcyrë dhe nga 25 pikë që kishte së bashku me Albpetrolin dhe Elbasanin në krye, zbret në vendin e 3-të.

Kelcyra

Edhe Elbasanit i hiqet një pikë pas barazimit në Këlcyrë. Më e favorizuar duket Albpetroli që do të luante këtë fundjavë një transfertë shumë të vështirë.

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"