Ndreu dështon, Josa fiton sfidën më të vështirë. Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 20:30

Ndreu dështon, Josa fiton sfidën më të vështirë. Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Kukësi në kuadrin e 6 ditëve arrin të marrë një kthesë 180 gradë. Verilindorët mundën Tiranën në shtëpi, kjo mbase edhe për meritë të trajnerit Mirel Josa, i cili përballë kishte ish-skuadrën që drejtohet nga një nxënës i tij, Orges Shehi.

tirana kukesi

Nisur nga vështirësia dhe rëndësia, i bie që Mirel Josa të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, trajneri më i mirë i javës së 19-të të Superiores. Gjithsesi, në këtë pozicion mund të ishte edhe ndonjë koleg tjetër i Josës, që doli fitues këtë javë.

Ndaj Partizanit është parë Kastrioti më i zbehtë i këtij sezoni, pasi krutanët nuk e kishin grintën dhe egon e duhur për të përballur “demat”, kryesisht në pjesën e dytë. Në të shkuarën trajneri Ndreu ka pasur më shumë probleme në ekip, por nuk janë paraqitur si këtë javë. Nisur nga paraqitja e fundit e krutanëve, i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i dobët i javës së 19-të është Ramazan Ndreu, por jo se bënë më mirë edhe disa nga kolegët e tij që dolën humbës.

ME I DOBET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"