“Ndodh një herë në jetë”, heroi Reçi: Trajneri e parandjeu golin ndaj Skënderbeut, ja çfarë më tha Nica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 19:20

“Ndodh një herë në jetë”, heroi Reçi: Trajneri e parandjeu golin ndaj Skënderbeut, ja çfarë më tha Nica

Endri Reçi ishte heroi i Kukësit ndaj Skënderbeut, duke shënuar një gol spektakolar dhe i dhënë në fund tri pikët skuadrës. Collage Maker-25-Sep-2023-07-00-PM-7886

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, 22- vjeçari rrëfen emocionet e një goli që një mbrojtës mund ta shënojë një herë në jetë dhe porosinë e trajnerit që mesa duket parashikoi gjithçka. Reçi beson se fitorja në Korçë do të pasohet edhe nga të tjera, me shpresën se Kukësi do të nisë një seri rezultatesh pozitive. Sipas tij, tani skuadra do të nisë të mendojë për ndeshjen e radhës, atë me Teutën sërish në transfertë, ku ka besim se do të dalin me një tjetër rezultat pozitiv.

Reçi, e prisnit një gol të tillë dhe kujt ia dedikoni?

Sigurisht që është një gol që çdo futbollist e shijon rrallë herë në karrierë. Për këtë arsye është edhe goxha i papritur. Sa i përket dedikimit, ky gol shkon për familjen time.

Çfarë menduat në ato momente apo e gjitha ndodhi kaq shpejt sa nuk kishit kohë për të menduar?

Çdo gjë ndodhi shumë shpejt të them të drejtën. Pata një udhëzim nga trajneri, i cili më tha se do të kthehet topi. Për këtë arsye vrapova menjëherë drejt stolit kur pashë topin në rrjetë.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore në Korçë?

Ishte një fitore me shumë mund dhe për më tepër me shumë rëndësi. Ishim në një gjendje të rëndë psikologjike dhe vetëm rezultati është ai që të ndihmon në këto momente. Jam shumë i lumtur për të gjithë ndeshjen që zhvilluan djemtë.

A është tregues kjo ndeshje se Kukësi e kaloi krizën e rezultateve?

Kuptohet që fitorja përçon sinjale pozitive. Skuadra reagoi dhe tregoi karakter të fortë, duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodheshim. Përsa i përket krizës së rezultateve, kjo mbetet për t’u parë në ndeshjet që na presin.

Ndeshja e radhës me Teutën, si e prisni?

Na pret një ndeshje shumë e fortë dhe me shumë rëndësi. Sigurisht që synimi ynë është të vazhdojmë formën e mirë dhe do të bëjmë maksimumin për ta kthyer diçka të tillë në realitet. Shpresoj që të vazhdojmë një tjetër paraqitje pozitive, e cila mund të na ndihmojë për ta rritur akoma edhe më shumë moralin e ekipit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"