Ndihmësi i Duros ikën në Zvicër, nga Laçi largohet edhe mesfushori 24-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2022 | 17:16

Ndihmësi i Duros ikën në Zvicër, nga Laçi largohet edhe mesfushori 24-vjeçar

Shpëtim Duro duhet të bëjë pa ndihmësin e tij, Sero Noka. Zv.trajneri i Laçi është larguar për t’iu bashkuar Sionit në Superligën zvicerane.

56756757

Noka do të mbajë të njëjtin post te klubi zvicerian, i cili drejtohet nga Paolo Tramezani, i cili ishte zëvendëstrajneri i Shqipërisë në periudhën kur Kombëtarja ishte nën drejtimin e Xhiani De Biazit.

787878

Nga kurbinasit është larguar gjithashtu edhe mesfushori Iljasa Zulfiu, i cili duket se e ka marrë këtë vendim për shkak të minutazhit të pakët në skuadër gjë që e ka bërë të kërkojë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"