“Ndihem rehat në fushën e lojës”, Keidi Bare: Mund të luajë në çdo pozicion pasi kam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2019 | 18:38

“Ndihem rehat në fushën e lojës”, Keidi Bare: Mund të luajë në çdo pozicion pasi kam…

Keidi Bare është duke kaluar një moment të mirë me skuadrën e tij të Malagas, e cila po lufton për ngjitjen në La Liga. Lojtari shqiptar ka dhënë një intervistë për “AS” duke folur për skuadrën e tij dhe veten.

1557402993_708074_1557403075_noticia_normalNdeshja me Oviedon? “E vërteta është se ne duam të fitojmë këtë ndeshje, pasi është shumë ndeshje e rëndësishme për ne dhe tifozët. Ata janë pika jonë më e fortë. Unë shpresoj se gjërat shkojnë mirë, sepse ne kemi pa fituar në shtëpi për një kohë të gjatë. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë, ne duhet të fitojmë të hënën”.

Fitorja në shtëpi? “Gjëja e parë është të punosh dhe të bësh mirë gjërat. Ne luajmë përpara tifozëve tanë dhe të japim 100% për të fituar këtë lojë”.

Analiza nga brenda? “Ne po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Kemi posedimin e topit dhe pothuajse gjithmonë luajmë shumë mirë. Por nuk e kemi gjetur golin dhe në futboll jeton për golin. Nëse nuk shënon nuk fiton.”

Gabimet arbitrate? “Kundër Kadizit kemi pasur 72% posedimin e topit dhe kemi bërë tre faulla më shumë. Këtë gjë nuk e kam parë kurrë. Kur një ekip ka posedimin si mund të bëjë më shumë faulla? Më ka befasuar shumë. Gabimet e arbitrave ndodhin, por një ose dy lojëra. Por kjo gjë ndodh në shumë. Kam parë shumë herë  ndeshjen e fundit dhe kishte një gabim te goli i Akexes. Arbitri vërshëlleu faullin dhe në fund u bë goli.”

Zëvendësimi juaj? “E kuptova zëvendësimin sepse trajneri i sheh nga jashtë lojtarët e tij. Të luanim me një lojtar më pak për 15 minnuta nuk do të ishte mirë, pasi unë e kisha një të verdhë. Ai e pa këtë gjë dhe më zëvendësoi”.

Forma e  Bares? “Unë jam ndjerë gjithmonë mirë në fushë. Dhe më shumë tani sepse e gjej veten më të lirë dhe më të rehatshëm. Jam shumë mirë me ndihmën e ekipit dhe të stafit mjekësor. Unë mund të luajë në të gjithë fushën, nuk më intereson kjo gjë gjatë lojës. Unë ndihem mirë sepse kam 10 shokë që më ndihmojnë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"