Ndeshja me Dinamon u shty nga reshjet e dëborës, Skënderbeu “mbyllet brenda” dhe nis stërvitjen për ndeshjen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 17:34

Ndeshja me Dinamon u shty nga reshjet e dëborës, Skënderbeu “mbyllet brenda” dhe nis stërvitjen për ndeshjen e Kupës

Kushtet e rënda të motit që kanë mbërthyer të gjithë qarkun e Korçës e kanë bërë të pamundur zhvillimin e sfidës Skënderbeu-Dinamo, e vlefshme për javën e 20-të, e planifikuar të luhej këtë të shtunën në orën 17:00.

SKENDERBEU

Stadiumi “Skënderbeu” është mbuluar nga dëbora ku ishte e pamundur lirimi i fushës për të zhvilluar normalisht këtë takim, pasi reshjet vijojnë me ritëm të lartë.  Federata Shqiptare e Futbollit, sektori i garave, bëri me dije se ky takim shtyhet për një datë të papërcaktuar.

boraaa-770x399

Shtyrja e ndeshjes nuk i vënë në gjumë korçarët, pasi menjëherë kanë nisur nga puna për t’u përgatitur për ndeshjen e mesjavës që vjen, ku më 24 janar janë mysafir të Teutës për ndeshjen e turit 1-8 të Kupës së Shqipërisë. Nën drejtimin e stafit teknik, skuadra është zhvendosur në pallatin e sportit të qytetit, ku kanë kryer një seancë stërvitore, në pamundësi për t’u stërvitur në terren, pasi gjithë juglindja e vendit është mbuluar nga dëbora.

Gjendja e stadiumit “Skënderbeu” gjatë ditës së sotme (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"