Myler nuk kërkon justifikime: Japim shpirtin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 12:51

Myler nuk kërkon justifikime: Japim shpirtin në fushë

Një ndeshje e vështirë pritet të jetë kjo e sotmja në “Allianz Arena” për Bajernin e Mynihut që do të bëjë pa shumë titullarë. Mesfushori gjerman, Tomas Myler, kërkoi të ruante qetësinë përpara një situate jo nor- male.

MYLER 1

“Është diçka që nuk e kishim parashikuar, edhe pse e dinim që në një kohë si kjo që po jetojmë, gjëra tilla mund të ndodhin. Është vështirë të flasësh për futboll në këto momente, por kjo është puna jonë, për këtë paguhemi, kështu që mjaft me justifikime, le të zbresim në fushë dhe të japim maksimumin”, tha Myler.

PËR FORMACIONIN – “Kemi shumë lojtarë të kombëtares që kanë kualitet dhe mund të bëjnë diferencën në ndeshje të tilla. Djemtë që vijnë nga akademia janë stërvitur rregullisht me ne, shpresoj që atë të mos kenë emocione dhe të tregojnë sa vlejnë. Ndonjëherë mjafton një ndeshje e tillë për të bërë hapin e madh në karrierë”.

PËR SHOKËT E SKUADRËS – “Kam folur me disa prej tyre dhe gjithçka duket se është brenda normales. Sigurisht që disa prej tyre do të donin të ishin me ne në fushën e lojës nesër (sot), por tani ata mund të bëjnë shumë pak për këtë gjë. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe dhe për ta, nëse do të fitonim do të ishte me të vërtetë diçka e pabesueshme duke parë gjithë këto mungesa që kemi”.

PËR GLADBAHUN – “Janë një skuadër e fortë, edhe pse në renditje janë poshtë në tabelë. Kemi vuajtur si në ndeshjen e parë në kampionat dhe në Kupë. Kjo e fundit ishte një ndeshje që na ka mbetur ende në memorie pasi jo vetëm që u eliminuam, por pësuam 5 gola. Duam ta lëmë pas atë çfarë ndodhi dhe kjo mund të bëhet vetë me një fitore nesër (sot).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"