Murinjo: S’ka gabime me Zorian, Runin po e mbroj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2016 | 11:43

Murinjo: S’ka gabime me Zorian, Runin po e mbroj

Në horizontin e Mançester Junajtid rikthehet Liga e Europës ku sot do të luajnë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve ndaj Zoria Luhanskut. Pas humbjes në debutim me Fejnordin, Murinjo e di që nuk i falet një tjetër hap fals ndaj ukrainasve: “Kam ndjekur ndeshjet e tyre kundër Fenerbahçes dhe Dinamos së Kievit, dy kundërshtarë shumë të vështirë dhe e di atë që kam parë. Nesër (sot) duhet të fitojmë dhe Ibrahimoviç do të jetë titullar”.

Junajtid ne stervitje

“Special One” i kishte dhënë leje suedezit disa ditë pushim, por duke parë rëndësinë e 34- vjeçarit në skuadër me sa duket ka ndërruar mendje. “Por për Mkhitarianin duhet të presim edhe pak. Ai është stërvitur me grupin vetëm ditën e sotme”.

Një tjetër mungesë e anglezëve do të jetë ajo e Shout, i cili vuan një virozë, por në dispozicion rikthehet Marsial. Kur e pyesin nëse francezi do të jetë titullar, Murinjo humbet qetësinë: “Nuk bëni më pyetje për Rashfordin sepse ai po luan mirë tani dhe nisni me Marsialin? Mund të them vetëm se është riaftësuar dhe është gati”.

Junajtid-Zoria formacionet

Runi dhe Mata

Por e pasigurt mbetet prezenca e Runit: “Fillimisht, kisha planifikuar për ta hedhur titullar, por nuk jam i sigurt duke parë situatën që shtypi ka krijuar rreth tij. Ai nuk mund t’i lejojë vetes një prezantim pa shkëlqim dhe unë jam këtu për ta mbrojtur. Dua të kuptoj atë që është më e mira për të”.

Dhe në fund e mbyll me një batutë për Matën, i larguar nga vetë ai në kohët e Çelsit dhe sot i rikthyer vendimtar për Junajtid: “Në futboll ke nevojë të luash dhe për profilin e kësaj skuadre dhe asaj që unë dua të bëj këtu, Huan jeton në një situatë krejtësisht të ndryshme. Në projektin tim te Celsi ai ishte një lojtar i mirë, në projektin tim te Junajtid ai është një lojtar i shkëlqyer”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"