Mungon mbrojtësi Smajli, Tirana “feston” ikjen e… Xhejmsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2016 | 12:22

Mungon mbrojtësi Smajli, Tirana “feston” ikjen e… Xhejmsit

Dritan Smajli “sikle tos” Tiranën. Mbrojtësi ka munguar dje në stërvitje, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

kf tirana
Lojtari është me grip dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati apo jo për transfertën e kësaj të diele. Mungesa e tij gjatë seancës stërvitore futi jo pak në “hall” trajnerin Ilir Daja, sidomos në ditën kur kishte menduar që të projektonte formacionin.

Linja e djathtë e mbrojtjes është “gropë”, pasi sikundër dihet Dorian Kërçiku po vijon terapinë për frakturën që pësoi në gisht.

Ndryshimet

Kjo bëri që 11-shja të kishte lëvizje dhe në vend të lezhjanit dje u provua Olsi Teqja. Ky i fundit në Pukë luajti në qendër të mbrojtjes, ndërsa dje përkrah Karanit u kthye Muça. Këto ndryshime në prapavijë sollën risi edhe në mesfushë, para mbrojtjes konkretisht, ku u pa Ronald Gërçaliu.

Sakaq, për të kompletuar mesin e fushës ishin i rikuperuari Karabeci me Malajn. Sulmi iu besua Elis Bakajt, ndërsa në mbështetje të tij ishin Muzaka dhe Lika, të cilët kanë kaluar një formë të mirë në ndeshjet e fundit. Pra, duke parë atë që u provua në fushë, mbetet braziliani Almeida ta nisë nga stoli. Por, edhe Fukui nuk do ta nisë nga minuta e parë. Edhe pse ka hedhur pas krahëve dëmtimin, stafi teknik duket se nuk dëshiron që ta rrezikojë.

E, megjithatë, kjo ishte vetëm ajo që u provua dje, pasi një rikthim i mbrojtësit lezhjan pritet që të sjellë sërish ndryshime në formacionin anti-Laç.

Transferta

Largimi i beftë i Xhejmsit drejt Korçës mund të ndikojë ndjeshëm te loja e bardhezinjve, sidomos kur dihet që nigeriani ka qenë “arma” më e fortë edhe në përballjet kundër Tiranës. Në 2 nga katër ndeshjet e fundit që kurbinasit kanë “gjunjë- zuar” bardheblutë (konkretisht kur i eliminuan nga Kupa me shifrat 1-1 dhe në kampionat 1-0), golat kanë ardhur pikërisht nga këmbët e nigerianit. Ndaj mungesa e tij, dashur pa dashur, i “gëzon” kryeqytetasit.

Tirana e ka të qartë se ky është një duel tejet delikat, kundërshtar që pa dyshim mund të konsiderohet si “macja e zezë”. Të paktën statistikat dëshmojnë që për  bardheblutë suksesi në Laç është i pamundur.

Për të fundit herë kryeqytetasit kanë shijuar triumfin në Kurbin më 5 maj 2010 (0-1, me gol të Bekim Balajt), pra plot 4 vite pa ia dalë në këtë fushë. Në 6 ndeshje që Tirana i ka luajtur gjatë kësaj kohe në transfertë ka barazuar vetëm 2 dhe humbur 4 të tjera. Shumë rezultate zhgënjyese në fushën e laçianëve, por ajo që “djeg” më shumë është humbja në Kupën e Shqipërisë, që i kushtoi eliminimin nga ky kompeticion.

Përgatiti: ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"