Mungon gjysma e ekipit, rasti për katër titullarë të rinj te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 13:40

Mungon gjysma e ekipit, rasti për katër titullarë të rinj te Partizani

Partizani është i detyruar që të bëjë ndryshime të shumta në formacion për ndeshjen e sotme me Kukësin.

Përveç trajnerit Sulejman Starova, që është i pezulluar që nga 26 janari, ndaj verilindorëve të kuqtë duhet t’ia dalin pa gjysmën e formacionit bazë.

partizani2-470x313

Me të verdhën që mori ndaj Laçit, Progni është i pezulluar nga kartonët. Telushi dhe Kalari janë të dëmtuar dhe parashikohet që të jenë gati vetëm për Skënderbeun.

Dy ditë para ndeshjes, Disiplina ka dënuar edhe dy titullarë të tjerë, kapitenin Batha dhe Lorenc Trashin. Duke parë mungesat e mësipërme, mesfusha mbetet reparti më problematik.

trashi batha telushi

Në këtë situatë alarmante, stafi do të përshtatë formacionin e sotëm dhe për herë të parë në kampionat, u vjen rasti katër lojtarëve që të jenë titullar. Milan Kulum, Besart Abdurrahimi, Alban Sulejmani dhe Esat Mala parashikohet që do të jenë risitë në formacionin e Partizanit ndaj Kukësit.

Mesfusha do të jetë totalisht e re, kjo vjen nga mungesa e Bathës, Telushit dhe Trashit. Në këto kushte, stafi është i detyruar që të bëjë ndryshime në mesfushë dhe në sulm, ndërsa mbrojtja pritet të jetë si në ndeshjen e Kupës ndaj Flamurtarit në kryeqytet.

dalipi

Portieri Alban Hoxha mungoi në seancën e së shtunës, por dje u përgatit dhe pritet të jetë titullar ndaj Kukësit. Mbrojtja pritet të përbëhet nga Ibrahimi e Kotobelli në krahë dhe Gojkoviç e Belica në qendër.

uitr

Treshja e mesfushës parashikohet të përbëhet nga Kulum në qendër dhe në krahë do të jenë Esat Mala dhe Alban Sulejmani. Sa i përket sulmit, Abdurrahimi pritet të zërë vendin e Prognit, ku do të bashkëpunojë me Asanin dhe Bardhin. Lukas e nis nga stoli dhe për të plotësuar pankinën janë marrë edhe tre lojtarë nga të rinjtë, Kllogjeri, Haxhiu dhe Hysenaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"