Mungojnë Mici dhe Meta, ja si pritet të luajë sot Tirana ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 10:45

Mungojnë Mici dhe Meta, ja si pritet të luajë sot Tirana ndaj Teutës

Erbim Fagu ka një “problem” të vështirë në sfidën me Teutën. Trajneri duket se do të lërë jashtë të paktën dy titullarë, pasi me skuadrën janë bashkuar Erjon Hoxhallari dhe Filip Najdovski. Kjo do të thotë se një prej qendërmbrojtësve do të qëndrojë jashtë.

tirana teuta

Halli tjetër është edhe në sulm, me Patrikun që ka humbur vendin ndaj Nikqit. Me portën të garantuar prej Kozit, Fagu pritet të aktivizojë, Haxhiun, Lulajn, Hoxhallarin dhe Përgjonin. Mesfusha do të jetë e përbërë nga treshja e salduar Deliu-Jonuzi dhe Lushkja. Në sulm Abazaj dhe Latifi nga krahët dhe Nikqin në qendër të sulmit. Siç shihet të dy titullarët, Najdovski dhe Patrik, rrezikojnë stolin.

KARTONËT – Për ndeshjen me Teutën në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë të mos jenë në sfidën me korçarët. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin. Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me durrsakët, humbasin ndeshjen tjetër që e kanë me Skënderbeun. Pas Teutës, bardheblutë do të luajnë në Kupën e Shqipërisë kundër Kukësit, në gjysmëfinalen e parë.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"