Mungesë e sigurt për Edlir Tetovën, pritet ndryshim i skemës ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 9:26

Mungesë e sigurt për Edlir Tetovën, pritet ndryshim i skemës ndaj Kukësit

Egnatia njeh vetëm fitore në tri sfidat e fundit në Kukës, madje nuk ka pësuar asnjë gol.

egnatia

Sot në 13:30 rrogozhinasit do të kërkojnë një tjetër triumf, ndërsa mungesë e sigurtë është mesfushori me tipare sulmuese, Sebastjan Spahiu, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Nga ana tjetër, rikthehen Malota dhe Aleksi, të cilët munguan kundër Skënderbeut prej dëmtimeve dhe kartonave. Gjasat janë që trajneri Edlir Tetova të ndryshojë skemën, duke e bërë 3-5-2. Pritet që turku Melih Ibrahimoglu të jetë në mbështetje të sulmuesit Gjata.

EG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"