Mungesat bëjnë me “dhimbje koke” Shehin, ka rikthime për duelin me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2024 | 10:54

Mungesat bëjnë me “dhimbje koke” Shehin, ka rikthime për duelin me Laçin

Partizani vijoi paraditen e djeshme seancat stërvitore në funksion të sfidës së të shtunës ndaj Laçit në “Arenën e Demave”.

partizani

Trajneri Shehi ka edhe disa ditë kohë për të automatizuar idetë e tij te skuadra, por edhe për të rikuperuar ndonjë prej të dëmtuarve. Dje ka pasur lajme të mira. Albers Keko ka arritur të stërvitet normalisht me grupin. Plaga e hapur në këmbë për shkak të këpucëve fatmirësisht e ka kaluar fazën kritike dhe nuk është më një pengesë për sulmuesin, aq sa të mos luajë dot.

Dje, ai është stërvitur normalisht me ekipin dhe nuk ka reklamuar ndonjë shqetësim te stafi mjekësor. Ndaj Laçit rikthehet edhe një titullar si Adnard Mehmeti, që ka shlyer tashmë pezullimin e katër kartonëve të verdhë. Sakaq, mungon Sembene i pezulluar, si dhe Bintsuka e Mba, ende të pa rikuperuar. Preka pritet në stol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"