Mungesa tek ekipi i Kategorisë së Parë, konfirmohet afrimi i parë në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 15:45

Mungesa tek ekipi i Kategorisë së Parë, konfirmohet afrimi i parë në skuadër

Iliria do të zhvillojë sot një miqësore me ekipin e Laçit, në orën 11:00, në kompleksin e Kamzës. Kjo është miqësorja e parë për skuadrën fushë-krujase në këtë periudhë përgatitore.Iliria2

Trajneri Fatmir Sala do të mundohet të përshtatë lojtarët në pozicionet e lëna bosh nga disa largime. Aktualisht, i vetmi lojtar i larguar zyrtarisht është mesfushori Mikel Brahilika, por në stërvitje nuk kanë qenë të pranishëm edhe Rimal Haxhiu, Klejdi Jazaj e Ardi Guri.

Të gjithë këta lojtarë janë ende në kontratë me klubin e Ilirisë, pavarësisht se janë stërvitur me ekipe të tjera këtë periudhë. Nga ana tjetër, afrimi i vetëm që fushë-krujasit kanë bërë, është ai i Ded Nokës, i cili vjen nga të rinjtë e Partizanit, por edhe për këtë lojtar ende nuk ka ardhur zyrtarizimi.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"