Mungesa në mesfushë, Laçi do një mbyllje me fitore përballë Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 10:10

Mungesa në mesfushë, Laçi do një mbyllje me fitore përballë Kukësit

Laçi pret sot Kukësin në orën 13:30, në ndeshjen e fundit për këtë vit, që përkon me mbylljen e fazës së dytë të kampionatit. Skuadra e Mirel Josës vjen pas fitores në transfertë kundër Skënderbeut, ndërsa shpreson që t’i bëjë një mbyllje sa më të mirë vitit, duke marrë triumfin e dytë radhazi.

Laci

Serxho Ujka do të jetë mungesa e madhe në këtë takim. Mesfushori që mban edhe shiritin e kapitenit të bardhezinjve ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe është i detyruar për të nisur para kohe pushimet.

Mirëpo, edhe mesfushorët e tjerë, Isi Manellari dhe Mario Bajramaj, pritet të mungojnë në këtë takim për shkak dëmtimi. Këto mungesa në mesfushë ia prishin jo pak planet trajnerit Josa.

Megjithatë, ai pret një sforco të fundit nga skuadra, ndërsa sytë janë nga sulmuesi Ronald Sobouale, i cili ka disa javë që nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"