Mukoj: Nisën finalet për Flamurtarin, shkojmë vetëm për fitore në Lushnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 20:53

Mukoj: Nisën finalet për Flamurtarin, shkojmë vetëm për fitore në Lushnjë

Reinaldo Mukoj llogarit fitoren në Lushnjë. Një nga të rinjtë premtues të Flamurtarit, që këtë sezon luan si titullar, mendon se skuadra nuk do ta diskutojë rënien.

reinaldo mukoj

Gjatë një bisede me “Panorama Sport”, 19- vjeçari thotë: “Ndeshjet e ‘play out’ janë ndeshje të vështira, por jo të pakalueshme. Do t’i marrim të gjitha një nga një dhe do të përpiqemi të japim maksimumin për të marrë pikët maksimale. Vërtet jemi të rinj dhe na mungon eksperienca, por po punojmë fort dhe po bëjmë maksimumin për të shfaqur performanca të mira në fushë. Na është dhënë një mundësi dhe po përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më mirë.

Lushnja? Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi punuar gjatë gjithë javës për ta përgatitur. Stërvitja ka qenë shumë e mirë dhe ne kemi qenë shumë të përkushtuar në stërvitje. Do të shkojmë në Lushnjën vetëm për të fituar. Nuk ka rrugë tjetër. Çdo ndeshje e kemi si finale”, përfundon Mukoj.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"