Muça: Këndova si tifoz, nuk jam kriminel por futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2016 | 14:03

Muça: Këndova si tifoz, nuk jam kriminel por futbollist

Gentjan Muça ka reaguar përmes nje konference per shtyp nga klubi i Tiranes pas vendiit te Disiplines per denimin e tij 1-vjecar nga aktiviteti sportiv. mucaMbrojtesi i bardhebluve eshte shprehur i trishtuar per vendiin e Disiplines duke e quajtur absurd. Zevendes kapiteni sqaron se ka kenduar si tifoz dhe se nuk eshte kriminel per te marre nje denim te tille.

Deklarata e lojtarit

“Dje gjate pergatitjeve me skuadren u njoha me vendimin e Komisionit te Disiplines. Nuk e kam pritur aspak mire. Une jam futbollist dhe jo kriminel. Gjate gjithe karrieres sime kam marre vetem dy kartona te kuq dhe skam qene kurre objekt gjykimi ne komisione disiplinore. Jam praktikat i fese dhe nuk kam patur ne asnje moment per qellim te nxise dhune, urrejte apo te perdor shprehje raciste. Une jam tifoz i Tirones dhe si i tille, 20 minuta pasi ka perfunduar ndeshja kam kenduar me tifozet. Kenget jane vetem shprehje tifozerike te cilat kendohen gjithmone ne stadiume. Gjyqtari i ndeshjes nuk e ka nderprere ndeshjen kur ato kenge kendoheshin gjate lojes. Une duke besuar tek gjykimi i tij nuk e mendova se kishte dicka qe nuk duhej thene dhe denohej. Persa i perket Beogradit, nuk kam patur parasysh asgje raciste. Une partnerin tim ne mbrojtje Dejan Karan e kam shok nga Beogradi ashtu sic kam dhe zevendes trajnerin Ivan Gvozdenovic. Ata nuk e kane keqkuptuar kete shprehje tifozerike. Persa i perket komunizmit, askush nga ju ketu nuk beson se i vjen keq qe u permend emri i nje sistemi qe nuk i ka sjelle te mira vendit. Kam besim tek Komisioni i Apelit qe do ta rishikoj vendimin dhe une do te rikthehem te luaj futboll. Jam ne kulmin e karrieres sime dhe ky vendim eshte vrasje per mua. Falenderoj tifozet per mbeshtetjen qe me kane dhene. Une jam nje prej tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"