Moviola Tirana-Kastrioti/ Enea Jorgji perfekt te dy penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2022 | 14:50

Moviola Tirana-Kastrioti/ Enea Jorgji perfekt te dy penalltitë

Në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Kastriotit gjykonin Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Enea Gjoni. Përveç ndonjë kartoni të padhënë, për Karakaçin dhe Behiratçen, treshja nuk ka gabuar te dy rastet për penallti.

enea-jorgji

Minuta e 12-të: Karakaçi me këmbë të ngritur godet Kallakun në gju. Jorgji nuk heziton dhe penallti. Nuk ndërhyn as VAR-i, por vendimi i arbitrit të FIFA-s është i drejtë.

Mungon kartoni për lojtarin e Kastriotit. Minuta e 35-të: Xhixha pengohet në zonë nga Stojanoviç. Është penallti, por Jorgji lejon avantazhin, ndërsa Patrik humb mundësinë për të shënuar. Vendim i drejtë i kryesorit që u dha mundësinë bardhebluve për të shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"