MOVIOLA| Teuta-Luftëtari/ Dy gabime trashanike, anësori e bën “baltë” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 19:21

MOVIOLA| Teuta-Luftëtari/ Dy gabime trashanike, anësori e bën “baltë” (VIDEO)

Një gol që duhej anuluar për Teutën dhe një tjetër që ishte i rregullt për durrsakët, por sërish anësori veproi gabim. Teuta-Luftëtari pati ndikim direkt në rezultat prej gjykimit, por këtë herë përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi anësorin nga Fieri, Orgest Grabova.

Teuta goli

Në një kohë që kryesori Kreshnik Cjapi bëri gjykim pozitiv, protagonist u bë anësori me dy gola, fillimisht në minutën e 14-të, kur shënoi Teuta. Në momentin që Emiljano Vila godet me roveshatë dhe topi përplaset në traversë e më pas Gomes shënon, ky i fundit është dukshëm në pozicion jashtë loje, por anësori nuk e cilëson golin të parregullt.

Ndërsa në minutën e 28-të dënohet Teuta, pasi Grabova ngre flamurin për pozicion jashtë loje të Kallakut, i cili shërben tokazi tek Avdyli dhe ky i fundit shënon pas goditjes me të majtën. Në këtë moment Kallaku mbahet në lojë nga mbrojtësit Kukaj dhe Isufi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"