MOVIOLA| Roma-Milan/ Penallti e saktë për kuqezinjtë, ndoshta i mungon një edhe romanistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 13:40


MOVIOLA| Roma-Milan/ Penallti e saktë për kuqezinjtë, ndoshta i mungon një edhe romanistëve

Roma-Milan, për 39 minuta dukej një ndeshje e mallkuar, në të cilën edhe pse u realizuan tri gola, që të tre u anuluan por me shumë të drejtë mes vendimeve të marra nga kryesori i fushës Guida dhe ai i VAR-it, Irrati.

MOVIOLA

MINUTA 3 – Pas një topi të mbetur në rrëmujën e zonës, Tomori gjen me forcë golin për Milanin, por goli anulohet me të drejtë, duke qenë se gjithçka nis nga një pozicion ndonëse milimetrik i Kesit, i kapur nga VAR-i.

MINUTA 9 – Tjetër gol i anuluar për Milanin. Rebiç lëshohet drejt portës së Romës, pas një topi të rikuperuar nga Kesi, por në momentin e fundit, kroati vendos të pasojë për Ibrën në vend që t’i godasë vetëm portës nga 4-5 metra por suedezi është një hap përpara. Kuqezinjtë nuk duan t’i besojnë syve por goli u anulua sërish me të drejtë.

MINUTA 28 – Këtë herë i anulohet gol Romës. Mançini, pas një goditjeje këndi, kërcen më lart se kushdo tjetër, dhe devijon me kokë për Mikhitarjan në shtyllën e dytë, i cili shënon. Por, për kryesorin Guida mbrojtësi i Romës bën një faull ndaj Teo përpara se të kërcejë, duke e shtyrë fort me duar. Tjetër vendim i saktë i arbitrave.

MINUTA 39 – Kalabria, i cili sapo kishte prekur zonën e rreptësisë së Romës, goditet në kavilje nga Facio. Guida, fillimisht lejoi lojën por më pas, i ftuar nga VAR-i shkoi dhe riparë momentin në monitor, duke korrigjuar vendimin e parë dhe akordon një penallti të drejtë. Madje, në këtë moment fluturon një karton i verdhë për Facion, i cili duartrokiti me ironi arbitrin, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Lëri këto Facio, ishte penallti neto. E ke shkelur qartë”.

Goli me penallti i mesfushorit Kesi – Roma vs Milan 0-1 on Vidnews.

MINUTA 79 – Protesta të Romës: Mikhitarjan sheh Donarumën t’i mohojë një gol dhe më pas sulmon Teo Hernandezin që kishte zotëruar topin. Mbrojtësi i Milanit mbron sferën dhe sheh Mikhitarjanin që të duelojë me muskujt e këmbëve, por pasi është milanisti që rrëzohet fillimisht, aksion vazhdon me romanistin që ngec mes këmbëve të Teos, dhe rrëzohet. Arbitri Guida vërshëllen faullin në sulm, ndonëse aksioni mbetet i dyshimtë, pasi mund të qëndronte edhe penalltia.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/