Moviola në Laçi-Teuta/ Pretendime pa fund për penallti, por asnjë nuk jepet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 11:28

Moviola në Laçi-Teuta/ Pretendime pa fund për penallti, por asnjë nuk jepet (VIDEO)

Ajo që ra në sy nga sfida mes Laçit dhe Teutës, ishte pretendimi për tri penallti nga ana e kurbinasve, por edhe një gol i anuluar për pozicion jashtë loje.

LA

3′ Guindo shënon, por kapet më i avancuar se mbrojtja e Teutës. Vendim i drejtë i gjyqtarit për anulimin e golit.

40′ Lushkja rrëzohet në zonë dhe duket sikur ka kontakt me Selmanin, por nga përsëritja e pamjeve duket qartë se mbrojtësi nuk e ka prekur Lushkjen.

76′ Rasti i dytë i pretendimit për penallti, ndërhyrja e Qirkos drejt Lushkjes është e saktë, portieri prek topin dhe gjyqtari nuk ka gabuar.

79′ Rasti i tretë, Guindo rrëzohet nga Xhekson, është e dyshimtë nëse është jashtë apo brenda zonës. Gjyqtari merr konfirmimin nga VAR-i dhe akordon faull jashtë zone dhe karton të kuq për Xhekson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"