Moviola Kukësi-Kamza/ Sa shumë “xixa” në fushë, gjyqtari Ziri kursen kartonët në pjesën e parë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 24, 2018 | 14:18

Moviola Kukësi-Kamza/ Sa shumë “xixa” në fushë, gjyqtari Ziri kursen kartonët në pjesën e parë

Një ndeshje me ritëm dhe raste, por edhe me ndërhyrje të ashpra. Megjithatë, kryesori Blerim Ziri u tregua “kursimtar” në 45 minutat e para. Gjithçka nisi në të 10-ën minutë, kur Arrabal shtyu Rexhinaldon pas një dyluftimi në anësore, por gjyqtari i kursen të verdhin brazilianit. Të njëjtën gjë e bën edhe në të 16-ën, kur Rexhinaldo në një dyluftim godet me bërryl në buzë Teqjen. Mbrojtësi gjakoset, por nuk ka të verdhë.

Bdesgha

Nëse rasti i parë edhe mund të tolerohej, ai të 29-ës jo. Në kufijtë e zonës, Rexhinaldo ngre takën dhe Teqja lëndohet sërish në buzë. Gjakoset dhe kërkon ndëshkimin e afrikanit, por Ziri nuk mendon se ka faull. Madje, me mbrojtësin e Kamzës që mjekohej jashtë fushe, Kukësi shënon gol.

Pati pretendim për një penallti në të 24-ën nga ana e Kukësit për një prekje të topit me dorë nga Maliqi, por pamjet tregojnë se uli me gjoks. Arbitri veproi drejt vetëm në 45 minutat e dyta, kur ndëshkoi Rexhinaldon dhe Arrabalin, pasi ishin falur pambarimisht në pjesën e parë.






www.minuta90.com