Moviola Egnatia-Skënderbeu/ Rusta dhe VAR nuk gabojnë në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 18:44

Moviola Egnatia-Skënderbeu/ Rusta dhe VAR nuk gabojnë në Rrogozhinë

Në sfidën e ditës së shtunë, në Rrogozhinë gjykonte Emanuela Rusta. Arbitrja e FIFA-s nuk gabon te penalltia, ndërsa edhe teknologjia e ndihmon të marrë vendim të drejtë.

RUSTA

MINUTA E 18-të: Rrogozhinasit dërgojnë topin në rrjetë me autor Xhoel por festa e vendasve zgjat pak sekonda, pasi anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Sistemi VAR i jep të drejtë anësorit dhe goli anulohet.

MINUTA E 57-të: Vendasit fitojnë penallti pas kontaktit të mbrojtësit Ramos në dëm të Xhoel. Arbitrja Rusta akordon 11 metërsh, ndonëse u konfirmua edhe nga sistemi VAR.

MINUTA E 79-të: Pas një topi të gjatë në zonën e Skënderbeut, Shaqe devijon me kokë dhe Rashica në përpjekje për të kapur “sferën” afër portës, rrëzohet në duel me Ndrecën. Pamjet filmike tregojnë një dorë të zgjatur të mbrojtësit të Egnatias, por nuk kemi të bëjmë me një rast në ekstremet e penalltisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"