Moviola e Teuta-Partizani/ Penallti e rregullt, një moment i dyshimtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 9:40

Moviola e Teuta-Partizani/ Penallti e rregullt, një moment i dyshimtë (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Partizanit dhe Teutës u gjykua nga kryesori nga kolegjiumi i Patosit, Olsid Ferataj. Në tërësi ishte një ndeshje e qetë, ku gjyqtari nuk pati shumë punë, por dy raste të dyshimta arritën të shënoheshin gjatë këtij 90-minutëshi.

bandicam 2023-10-28 17-34-47-812

18’ Në vijimin e një goditjeje nga këndi, tentohet një gjuajtje drejt portës nga të kuqtë, por topi përplaset në këmbën e më pas dorën e Karabecit në zonë. Gjyqtari Ferataj bën shenjë që loja të vazhdojë dhe ka marrë vendim të drejtë, pasi distanca është shumë e shkurtër dhe topi nuk i drejtohet portës. (VIDEO)

33’ Maget ndal në mënyrë të parregullt Filin dhe gjyqtari akordon penallti. Pamjet tregojnë se Maget ka penguar Filin në momentin kur të dy po shkonin drejt topit dhe arbitri ka vendosur drejt. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"