Moviola e Partizani-Tirana/ Olsid Ferataj, me vendime të drejta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 11:40

Moviola e Partizani-Tirana/ Olsid Ferataj, me vendime të drejta (VIDEO)

Disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, surprizoi në derbin e djeshëm, duke ia besuar gjykimin arbitrit nga Patosi, Olsid Ferataj.

SKUKA

Kjo zgjedhje hoqi edhe “mitin” e stemave të FIFAs në Partizani-Tirana, pasi Ferataj justifikoi gjithçka (arbitri nuk është ndërkombëtar). Vendimet ishin të drejta, ndërsa pati vetëm dy raste për moviolë. Në VAR ishin Kreshnik Bajramaj dhe Kreshnik Cjapi, ndërsa si anësorë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla.

30’+31’ Portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu, në përpjekje për të larguar topin nga zona, ndërhyn me një kohë vonesë dhe pengon Skukën, që prek i pari “sferën”. Arbitri Ferataj akordon direkt penallti për Partizanin, ndërsa edhe pamjet filmike i japin të drejtë. (VIDEO)

56’ Abazaj rrëzohet në duel me Atanaskoskin dhe kërkon penallti. Arbitri Ferataj vijon lojën, ndërsa edhe VAR konfirmon vendimin e tij. Pamjet filmike tregojnë se kemi kontakt mes mbrojtësit dhe sulmuesit të Tiranës, që ka humbur ekuilibrin dhe më pas është rrëzuar në zonë. Mirëpo, nëse Ferataj do të jepte faull, ai nisi jashtë zone. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"