Moviola e Partizani-Kukësi/ Penalltia e rregullt, dyshime për golin e anuluar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2022 | 14:34

Moviola e Partizani-Kukësi/ Penalltia e rregullt, dyshime për golin e anuluar (VIDEO)

Ndeshja Partizani-Kukësi nuk kishte shumë episode të dyshimta, por ato pak momente të dyshimta mjaftuan për të pasur polemika të pafundme pas 90 minutave nga ana e trajnerit të Kukësit, Diego Longo.

VR 1

9’ Skuka u shkëputet mbrojtësve të Kukësit dhe pengohet në mënyrë të parregullt nga portieri Tafas. Anësori është i vëmendshëm në këtë rast dhe zhvleftëson me të drejtë faullin e portierit ndaj Skukës. Pamjet tregojnë se sulmuesi i Partizanit është nisur më shpejt se mbrojtësit e Kukësit, pra ndodhet në pozicion jashtë loje.

33’ Ardit Hila kap në pjesën e shpatullës Xhuliano Skukën, i cili me instiktin e sulmuesit të racës rrëzohet dhe i shton rëndësinë kontaktit. Erjon Bastari, i ndodhur pranë aksionit dhe i ndihmuar edhe nga anësori, akordon penallti. Gjithsesi, nuk është i sigurt dhe shkon ta shohë sërish në ekranin e VAR-it dhe pas kësaj bindet për penallti. Ky moment është i interpretueshëm, por pamjet tregojnë se kontakti ekziston dhe rrjedhimisht ka penallti.

56’ Lulaj shënon për Partizanin, por VAR-i e anulon golin për pozicion jashtë loje. Nga ajo që pamjet televizive servirin, është e vështirë për të dalluar qartë vendosjen e mbrojtësit të Kukësit, pasi gjithçka vendoset nga shumë pak centimetra. Në pamje të parë duket si pozicion i rregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"